
2. Ruaju nga shirku[1] në besim dhe në adhurim, sepse ai është shkaktari kryesor për shkatërrimin e njeriut!
3. Largoju risive në fe, sepse ato janë humbje dhe si përfundim kanë zjarrin!
4. Kujdesu për namazin tënd dhe kryeje atë rregullisht, ngaqë kush e ruan namazin ka ruajtur edhe veprat e tij të mira, në të kundërtën veprat e tij do të shkatërrohen! Gjithashtu, merr abdes në mënyrën më të mirë!
5. Dëgjoje bashkëshortin tënd, nëse ai i bindet Allahut! Mos e refuzo për asgjë dhe sillu mirë ndaj tij, përveç nëse të urdhëron për ndonjë mëkat ndaj Allahut!
6. Ruaje pasurinë e burrit tënd në praninë dhe mospraninë e tij!
7. Fqinjeve tua drejtoju me fjalë të mira dhe të keqen ktheje me të mirë!
8. Kur të dalësh nga shtëpia kujdesu që veshja jote të jetë në përputhje me rregullat Islame!
9. Asnjëherë mos i harro prindërit e tu, sillu mirë me ta, drejtoju atyre me fjalë të ëmbla dhe ndihmoji ata në punë të mira!
Përktheu: Arsim SYLA - Shembulli.com
[1] Shirk domethënë: t’i shoqërosh Allahut diçka në adhurim.