Qofshin mallkuar zullumqarët

Prej vitit 1992 deri në vitin 1995 ka ndodhur lufta mes Serbëve dhe Boshnjakëve, nga pasojat e saj kanë mbetur te vrarë 200.000 muslimanë boshnjakë, janë plagosur 200.000 muslimanë të tjerë; janë dhunuar 60.000 gra, janë shkatërruar 85% e ndërtesave të tyre, ky është rezultati.

Në vitin 2011, Anxhelina Xholie ka vendosur ta nxjerr një film të titulluar  “Në tokën e gjakut dhe mjaltit” rreth ngjarjeve në Bosnje, por cili është qëllimi dhe këndi që ajo i kushtohet në këtë film?! Paramendo “Tregimi i dashurisë” një grua muslimane boshnjake e një ushtari serb katolik dhe si ata përpiqen të shpëtojnë në dashurinë e tyre në mesin e luftës!!!

Në vitin 2012 në festivalin “Kinemaja me qëllim të paqes” zotëri Muhamed el-Beradei, Anxhelina Xholies ia ndan çmimin më të mirë për filmin që thërret në paqe.

Pse nuk promovohet paqja përveç se me gjakun e muslimanëve dhe nderin e muslimanëve?

Dihet se Anxhelina Xholie ka dështuar ta gjirojë filmin në Bosnje edhe atë si rezultat i protestave të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara në kampet e ushtrisë serbe, film që tregon kinse dashurinë e boshnjakes me ushtarin serb dhe kryerjen e veprave amorale me të, kështu që u detyrua ta bëj filmin e saj në Hungari.

Kanë harruar gjakun e Irakut, kanë harruar Sirinë e cila po lahet në gjak, natyrisht kanë harruar edhe popullin e Bosnjës dhe Kosovës që i dëbuan nga vendet e tyre, dhe e duartrokitën njeriun e paqes Muhamed el-Beradein i cili përfaqëson Egjiptin në çdo manifestim ndërkombëtar.

Le të jetë mallkimi mbi zullumqarët, dyfytyrëshet dhe dyfytyrëshit, dhe ata që ndihmojnë ata.

Autor: Shejh Halid el-Bekër

Përktheu: Valdet Kamberi