Edhe pse kane kaluar me shumë se 80 vite nga marrëveshja për ndërrimin e banorëve, në mes Turqisë dhe Greqisë, e cila është nënshkruar më 1924 (1344 h), ende një numër muslimanësh jetojnë në Greqi nën horizontin e pakicës islame, të cilës i mungojnë një sërë të drejtash…
Marrëveshja në mes Turqisë dhe Greqisë, e njohur si “Marrëveshja e Lausanne-it” (Luzanit), është shkaku i parë dhe kryesor i dobësimit të faktorit musliman në Greqi, në të cilën sot ekzistojnë vetëm 250.000 muslimanë. Atëbotë kur u bë largimi i muslimanëve nga Greqia, ata që kishin mbetur ishin vetëm 200.000, çka d.t.th së gjatë 80 viteve të kaluara numri i muslimanëve nuk është shtuar më shumë se 50.000, derisa para shpërnguljes, respektivisht, në vitin 1913 përbënin 60% të popullsisë së Greqisë, ose thënë me fjalë tjera: ishin shumicë dominante në Greqi.
A thua vallë ky kompensim njerëzor në mes Turqisë dhe Greqisë, nëse mund ta quajmë kështu, ka qenë shkaku kryesor i dobësimit të përqindjes muslimane greke? Pakica islame greke a punon në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë së të parëve të tyre? Pakica islame greke a ka mundësi ta ruaj tërë këtë thesar të rrallë të gjurmëve dhe kulturës islame në Greqi?
Greqia është shtet evropian, në kuadër të vendeve të gjirit ballkanik, sipërfaqja e së cilës arrin 131.944 km2, me rreth 11 milion banorë, në mesin e të cilëve edhe pakica islame me 250.000 banorë. Kryeqyteti i saj është Athina, ndërsa monedha qarkulluese në vend është Dhrahmi (Drachma) ndërsa sistemi administrative është republikan. Greqia iu është bashkëngjitur KB (Kombeve te Bashkuara) më 25 tetor 1945.
Ne verilindje përkufizohet me Turqinë ndërsa në veri me Bullgarinë dhe ish-Jugosllavinë. Në veriperëndim përkufizohet me Shqipërinë ndërsa nga jugu dhe perëndimi përkufizohet me Detin e Bardh e të Mesëm dhe në lindje me Detin Aigaion, det në mes Turqisë dhe Greqisë.
Depërtimi i Islamit në Greqi.
Greqia e ka njohur Islamin shumë herët, qysh nga gjysma e parë e shekullit të parë të hixhretit të Muhammedit, Alejhi selam. Me konkretisht, Greqia e njohu Islamin në vitin 210 sipas hixhretit, kur nën komandën e Ebu Hafs Umer El Endelusijj u çliruan disa ujdhesa të saj, si ajo” Rodos”, pastaj ” Kriti”, për tu përhapur më pas Islami në shumicën e ujdhesave greke.
Përhapja e Islamit në Greqi ndihmoi edhe me përhapjen e tij në Gadishullin ballkanik, ku më 782 h (1380 miladijj) u çlirua Makedonija, pastaj Islami depërtoi në zemrën e Greqisë, për t’iu nënshtruar greket ligjit islam shekuj me radhe.
Gjate kësaj periudhe u krijua kultura islame, e cila pas vete la qindra xhami, mësonjëtore dhe librari islame. Ndikoi shumë po ashtu edhe në përpilimin e librave të ndryshëm në shkenca të ndryshme; islame e teë tjera. Greqia mbeti vatër diturie dhe cak studentesh e dijetarësh, çka ndikoi edhe në shtimin e numrit te muslimanëve derisa arriti në vitin 1913 në 60% të popullsisë së Greqisë.
Marrëveshja për ndërrimin e banorëve
Greqia përjetoi migrime të muslimanëve në të nga Turqia, Shqipëria, Bullgaria dhe disa vende teë gadishullit ballkanik. Greqia u pavarësua nga Turqia dhe në vitin 1924 e nënshkruan marrëveshjen dypalëshe të Lausanne-s për ndërrimin e banorëve. Si rezultat i kësaj kontrate, nga Greqia për në Turqi migruan 1.200.000 veta për të mbetur vetëm 200.000.
Vitet e mëpasshme përjetuan një rënie të paparë në mesin e muslimanëve për shkak të migrimit për në Shqipëri, Greqi, Australi dhe në disa vende arabe në veri të Afrikës. Në dekadën e fundit, Greqia përjetoi një shtim të popullsisë islame, duke arritur shifrën në 250.000.
Pakica islame në Greqi në kohën më të re është duke përjetuar një rizgjim të madh, i cili më së miri vërehet në hapjen e disa xhamive monumentale në shumicën e ujdhesave të Greqisë, pastaj hapjen e disa shkollave dhe instituteve islame, në të cilat diplomohen imamët dhe predikuesit islame. Pastaj janë themeluar një numër i konsiderueshëm i shoqatave, të cilat veprojnë në fushën e predikimit dhe arsimimit islam. Muslimanët kanë rimarre vakëfet e tyre për shpenzim në nismat e mbara islame dhe falë ndihmës së Allahut,Subhanehu ve teala, qeveria greke ka pajtuar që të mësohet feja islame në shkollat ku ka nxënës muslimanë.
Prej shoqatave me të rëndësishme, të cilat edhe sot janë aktive në Greqi, janë: Sh.B.I-ja, (Shoqëria e Bashkimit Islam), SH.R.I-ja, (Shoqëria e Rizgjimit Islam), KI-ja, (Komiteti Islam), etj. Krahas këtyre ekzistojnë edhe Darul Ifta (Myftinia) dhe Darul Kadai Esh Sher’ijj (Gjykata sheriatike). Prej instituteve më të njohura të përgatitjes së imamëve dhe predikuesve islame janë El Medrese Er Rreshadijje, pastaj El Medrese El Hajrijje, duke mos harruar edhe qindra shkolla fillore dhe të mesme islame, të cilat luajnë rol të madh në ruajtjen e identitetit besimor në gjeneratat e reja.
Zonat e muslimanëve
Zona më e rëndësishme, në të cilën janë të përqendruar muslimanët është Trakia perëndimore, e cila në gjirin e saj 80 vite më parë, nga përqindja e përgjithshme e popullsisë, kishte 60% muslimanë, ose 400.000 muslimanë. Edhe pse sipas marrëveshjes se Lausannes nuk parashihej që muslimanet e Trakia perëndimore të shpërnguleshin, megjithatë ata kishin migruar në vendet fqinje, duke mos mbetur hiq më shumë se 125.000, dhe nga 300 fshatra sa numëronin muslimanët nuk mbetën më shumë se 42.
Në Maqedoninë greke gjenden rreth 15.000 muslimanë, kryesisht shqiptare. Pastaj, në zonën e Detit Aigaio dhe në ujdhesën Rodos ekzistojnë po ashtu muslimanë ndërsa në zonën Ebros (ÇíÈÑæÓ) gjenden 15.000 muslimanë. Një pakice gjenden edhe në kryeqytet, Athinë.
Xhamitë në Greqi
Në Greqi gjenden përafërsisht 300 xhami monumentale, shumica e të cilave në zonën Ebros (ÇíÈÑæÓ). Qeveria greke ua ka lejuar muslimanëve meremetimin e këtyre xhamive. Në qytetin Komotene, kryeqytetin e Ebros (ÇíÈÑæÓ), janë riparuar 14 sosh. Në ujdhesën Rodos janë riparuar 5 sosh ndërsa në ujdhesat tjera, si në ato përreth Detit Aigaion janë disa tjera në riparim e sipër.
Ekzistojnë Myftini nëpër të gjitha territoret islame, të cilat luajnë rol të madh në përhapjen e mësimeve të pastra islame në mesin e muslimanëve. Myftinia nën mbikëqyrje ka gjykatën fetare dhe vakëfet. 1/4 e këtyre vakëfeve janë të destinuara për shkollat fetare, xhamitë dhe pagat e imamëve.
Çështja e pakicës islame në Greqi qysh moti ka qenë në epiqendër të vëmendjes së Organizatës së Konferencës Islame, për ruajtjen e të drejtave të tyre në kthimin e vakëfeve, themelimin e shoqatave islame, praktikumin e lirë të riteve islame. Sipas burimeve islame në Greqi, feja islame është e përhapur dhe është duke u përhapur në të gjitha ujdhesat greke, kjo si argument i kureshtjes së muslimanëve për ruajtjen e identitetit te tyre fetar.
Marre nga: www.islamway.com
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami