Tregimi më i mirë i dashurisë është tregimi për Muhamedin (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) dhe Hatixhen, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj). Hatixhja është nëna e parë e besimtarëve dhe gruaja e parë e të Dërguarit (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të). Në periudhën para-islame, Hatixhen e quanin “e pastërta”, për shkak të ndershmërisë dhe karakterit që kishte. Ishte tregtare e pasur dhe e pashme e cila kishte punësuar shumë njerëz. Me një rast, karvanin e saj të pasur të cilin e dërgonte në Siri, ia kishte besuar të Dërguarit (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të), pasi që e dinte se ai ishte i ndershëm dhe i besueshëm.
Nga Siria, i Dërguari (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) ishte kthyer me një fitim të cilin Hatixhja nuk e kishte arritur kurrë më parë. Pak kohë pas kësaj u arrit edhe martesa mes të Dërguarit (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) dhe Hatixhes (Zoti qoft i kënaqur prej saj). Kjo martesë ishte e suksesshme dhe e lumtur, pa asnjë moment përkeqësimi. Hatixhja ishte gruaja e parë e të Dërguarit (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të), deri në fund të jetës së saj. Hatixhja ishte një ndihmëse e vërtetë dhe mbështetje e sigurtë për të Dërguarin.( lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të).
Kur të Dërguarit (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) i erdhi Shpallja e parë, Hatixhja ishte e para që i besoi dhe i ofroi përkrahjen më të madhe. Ajo e përkrahte gjithmonë, në të gjitha vështirësitë.
Kur e sulmonin të Dërguarin (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) lehtësimin e Allahut e gjente në Hatixhen, e cila asnjëherë me asgjë nuk e kishte mërzitur dhe asnjëhërë nuk u tregua e ashpër ndaj tij.
I Dërguari (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) i thoshte gruas së tij: “Hatixhe, vërtet unë ty nuk mundem të të gëzoj, ashtu siç ti mundesh dhe din t’më gëzosh mua”. Dashuri e çuditshme … edhe pasi që Allahu deshti që ajo te kaloj në botën tjetër ...
Një vit pas vdekjes se Hatixhes (Allahu qoft i kënaqur prej saj) erdhi nje sahabe tek i Dërguari (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) dhe e pyeti: “ O i Dërguar i Allahut, pse nuk martohesh? Ti ke shtatë fëmij dhe është e vështirë përkujdesja ndaj tyre. Duhet të martohesh, sepse kjo situatë do të ishte e vështirë për këdo, e lere më për ty”.
Ndërsa i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, me lotë në sy tha : “A ka ndonjë grua pas Hatixhes, e që është e barabart me të (Hatixhën)? Po t’mos e urdhëronte Allahu që të martohej, nuk do të ishte martuar kurrë më, sepse kur ai ishte martuar me Hatixhen ishte njeri i thjeshtë, ndërsa pastaj ishte martuar si i Dërguar. Hatixhja kishte kaluar në botën tjetër, ndërsa në zemrën e të Dërguarit, kurrë nuk ishte shuar kujtimi për të. I Dërguari (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) gati asnjëher nuk kishte dalur nga shtëpia pa e përmendur Hatixhën, dhe atë në mënyrën më të mirë. Gjithmonë e kujtonte me gëzim dhe ishte i kujdesshëm ndaj familjes së saj, si dhe i sjellshëm ndaj shoqërisë së saj.
Hadith : “Më i miri prej jush është ai që është i mirë me gruan e tij, e unë jam më i miri ndaj grave të mija”. Pra, nëse dëshiron të dish çfarë sjellje ka një njeri dhe çfarë është lidhja e tij me Zotin ... shikoje çfarë është lidhja e tij me gruan e tij, sa e respekton ai atë, sa e kupton, sa e don ... me këtë ai do të tregoj se sa është bësimtar.
“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. "( En- Nahl :125 )
Përktheu: Arsim SYLA