Ajet kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
﴾يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ ١٥٣ ﴿
"O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit." (Kurani, 2:153)
Traditë profetike
Hudhejfe ibn Husejni, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte:
"Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i vështirësohej ndonjë çështje, falte namaz."
[E shënojnë Ebu Davudi, Ahmedi dhe Nesaiu.]
Urtësi
Abdurrahman es Sadi ka thënë: "Nëse namazi i robit është i plotë, gjegjësisht i përfshin gjërat e detyrueshme, të pëlqyeshmet dhe praninë e zemrës, atëherë nuk ka dyshim se namazi i tillë është një prej shkaqeve që më së shumti e ndihmon njeriun në të gjitha çështjet."
Namazi më vë pengesa në jetë (!)
Namazi është prej shkaqeve kryesore për lehtësimin dhe tejkalimin e të gjitha vështirësive. Pra, namazi sjell gjithnjë lehtësimin dhe asnjëherë vështirësinë. Kushdo që e ka provuar, është bindur në këtë.
Këshillë
Falu dhe bëj durim, sepse vetëm kështu arrihet ndihma e Allahut!
Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati