Shembulli i duasë së jobesimtarëve

- Duaja e qafirëve i përngjan sikur ai që i zgjat duart tek uji për t’i ardhur te goja.

Duaja është një lidhje mes robit dhe Krijuesit, ai i drejtohet me adhurimi të Fuqishmit, kërkon ndihmë nga i Plotfuqishmi. Krijesa e dobët i përgjërohet Krijuesit të Fortë. Në Atë shpreson për falje, prej Tij kërkon mëshirë dhe ndihmë, dhe Atë e lut për sukses dhe stabilitet.

Imani është boshti shpirtërorë që sillet rreth tij vepra-puna e besimtari, ai i cili është lakuriqësuar nga imani, ka mohuar (kufër) në Krijuesin e tokës dhe qiellit, atëherë kujt i lutet??

Këto kuptime i përshkruan ajeti 14 në suren Rad:

لَهُدَعْوَةُالْحَقِّوَالَّذِينَيَدْعُونَمِنْدُونِهِلايَسْتَجِيبُونَلَهُمْبِشَيْءٍإِلاَّكَبَاسِطِكَفَّيْهِإِلَىالْمَاءِلِيَبْلُغَفَاهُوَمَاهُوَبِبَالِغِهِوَمَادُعَاءُالْكَافِرِينَإِلاَّفِيضَلال

“Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.”

Ajeti në fjalë konfirmon një të vërtetë të rëndësishme të imanit, se, jeta e njeriut në përgjithësi e besimtarit veçanërisht nuk përqendrohet përveçse në bindjen e një të vërtetën të vetme, duke ju dorëzuar dhe nënshtruar. Kjo e vërtetë thotë: “vërtetë duaja, kërkimi i ndihmës i bëhet vetëm Allahut Fuqiplotë, nuk i përket robit besimtarë t’i drejtohet dikujt tjetër pos Tij, sado që ky tjetri të ketë fuqi, mundësi dhe arritje.”

Ajeti më lartë ofron një përngjasim me ata të cilët i drejtojnë duatë-lutjet zotave të tokës, qofshin ata idhuj apo njerëz, me atë të cilin “i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja,” ndërsa uji nevojën e tij nuk e ndien, vetëm pse ka zgjatur duart; në anën tjetër nuk e ka mundësinë e as fuqinë për t’ju përgjigjur dhe për t’ju afruar afër gojës. Kështu janë ata të cilët i luten tjetër kujt pos Allahut, këta zota nuk mundë t’ju përgjigjen kërkesave, nevojave, halleve dhe derteve të adhuruesve të vet.

Shejh Saadi, Allahu e mëshiroftë thotë: krahasimi i duasë që qafirëve me zgjatjen e duarve tek uji për t’i ardhur te goja, është njëri ndër shembujt më të mirë. Sepse ky krahasim ka të bëjë me diçka që është absurde dhe e paarritshme, ashtu si kjo që është e paarritshme, ashtu edhe varësia (në zotat) është e padobishme.

Çdo njëri i cili i lutet idhullit, gurit, drurit, nuk dëgjon e as nuk ndërmjetëson, ose i lutet njeriut nuk i bënë dëm e as dobi; ai i drejtohet një të dobëti të pafuqishëm, s’ka në duar as çështjen e vet, e lëre më të ofroj ndihmë të tjerëve.

Në përmbyllje duhet të kujtojmë edhe një herë ajetin:

Lutja e vërtetë, pra teuhidi-njëshmëria në Allahun e Lartësuar është vetëm për Atë, dhe kjo e vërtetë i drejtohet vetëm Atij. Ndërsa idhujt që i adhurojnë idhujtarët, i luten atyre, nuk munden t’i përgjigjen dëshirave të tyre me asgjë, as në dëm e as në dobi. Po ndalu dhe mendo: a të vjen uji te goja vetëm pse ti i ke shtrirë duart dhe i ke zgjatur dhe kërkon që të vij uji te goja, jo kjo nuk ndodhë, uji nuk e ndien nevojën tënde! Kështu pra janë idhujt nuk e ndiejnë duanë e adhuruesve të tyre, as nuk e kuptojnë, atëherë, (وَمَادُعَاءُالْكَافِرِينَإِلاَّفِيضَلال)duaja e jobesimtarëve është e kotë.

 

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu


Revista Shembulli