Disa lloje të shirkut

a) Betimi në dikë tjetër pos Allahut

Me betim nënkuptojmë betimin në dikë apo në diçka madhështore për ta vërtetuar vendosmërinë për veprimin e një gjëje apo lënien e saj. Andaj, betimi në një gjë nënkupton madhërim për të, ndërsa madhërimin e meriton vetëm Allahu i Lartësuar dhe ai i takon vetëm Atij.

Për këtë arsye, nuk lejohet betimi në dikë tjetër pos Allahut, pa marrë parasysh madhështinë e atij në të cilin betohet, qoftë edhe Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem!) apo Qabeja e ndritshme.

Dijetarët islamë kanë rënë në ujdi të plotë se betimi duhet të bëhet vetëm në Allahun apo në cilësitë e Tij dhe se betimi në dikë tjetër pos Tij.

Përkitazi me ndalimin e betimit në dikë tjetër pos Allahut kanë ardhur hadithe të shumta, prej tyre: thënia e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem!): "Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut ka rënë në kufër apo në shirk."[1]

Pos kësaj, I Dërguari i Allahut ka thënë: "Allahu jua ka ndaluar betimin në baballarët tuaj, andaj kushdo që betohet le të betohet në Allahun ose le të heshtë."[2]

Si shembuj për betimin në dikë tjetër pos Allahut mund t'i cekim disa thënie të përhapura ndër njerëz, siç janë: "pasha pejgamberin", "pasha qaben", "pasha jetën tënde", etj.

Në sunnet është transmetuar ndalimi i të shprehurit me terma që barazojnë Allahun me të tjerët, apo ia drejtojnë rezultatet dikujt tjetër pos tij, siç janë thëniet: "Çfarë do Allahu dhe ti", "po të mos ishin barërat do të shkatërrohesha", "po të mos ishte qeni do të hynte hajduti në shtëpi", etj. Ndërsa, detyrë jona është që këto gjëra t'ia përshkruajmë vetëm Allahut.

Ekzistojnë shprehje të shumta të ngjashme me këto, të përhapura nëpër gjuhët e shumë njerëzve, si p.sh.: "Po të mos ishte komandanti do të mundej ushtria", "sikur të mos ishte zelli i të sinqertëve kjo çështje nuk do të kishte sukses", apo "do ta mundim armikun dhe do ta jetësojmë fitoren".

Ndërsa, në fjalë të ngjashme me këto duhet të thuhet kështu: "po të mos ishte Allahu, pastaj komandanti do të mundej ushtria", "sikur të mos ishte Allahu, pastaj zelli i të sinqertëve nuk do të korrnim sukses" dhe "do ta mundim armikun, inshaAllah (në dashtë Allahu) dhe do ta jetësojmë fitoren".

 

b) Mbajtja e perit, hallkës[3] e të ngjashme me to për ta hequr apo për ta parandaluar fatkeqësinë

Disa njerëz vendosin penj e gjëra të ngjashme me ta në qafat apo duart e tyre dhe mendojnë se këta penj shërojnë sëmundjet apo ndalojnë mësyshin. Këto gjëra nuk i kanë hije mendjes së muslimanit, të cilën Allahu e përsosi me fe dhe e liroi nga besëtytnitë dhe pallavrat. Vërtet, shërimi i sëmundjeve nuk bëhet me shkaqe apo mjete të ndaluara, por bëhet nëpërmjet barërave të mira e të dobishme e të ngjashme me to dhe të cilat janë prej shkaqeve, gjegjësisht mjeteve të lejuara, duke u mbështetur në Allahun dhe duke qenë i bindur se vetëm Ai sjell dobi dhe dëm. Po ashtu edhe Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem!) ndaloi njerëzit nga këto gjëra. Njëherë, kur Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem!) pa një njeri që kishte vendosur një hallkë bakri në dorën e tij e qortoi atë për këtë vepër, siç ka ardhur në hadithin fisnik:

Nga Umran ibnu Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem!) pa një njeri, i cili  në dorën e tij kishte një hallkë prej bakri, andaj i tha atij: "Ç'është kjo?!" "Kundër ligështisë" – iu përgjigj ai. "Hiqe atë, ngase ajo vetëm të shton ligështi. Po të vdisje me të, kurrë nuk do të shpëtoje", – ia ktheu i Dërguari.

Ndërsa, Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur pa një burrë, i cili kishte vënë në dorë një hallkë kundër etheve, ia këputi atë dhe lexoi thënien e Allahut:

Normal 0 false false false EN-US X-NONE AR-SA MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:Arial; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللّهِ إِلاَّ وَهُم مُّشْرِكُونَ

Dhe shumica e tyre nuk e besojnë ndryshe Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).[4]

 

Pyetje

1. Sqaro dispozitat për betimet në vijim:

a) Pasha Pejgamberin.                                 b) Pasha madhërinë e Allahut

c) Pasha Librin e Allahut                            d) Pasha qaben e ndritshme

 

2. Çka kuptojmë me betim?

3. Çka nënkupton betimi në diç?

4. Vetëm në kë duhet të betohemi?

5. Çfarë dispozite ka betimi në dikë tjetër pos Allahut? Sill argument!

6. Çfarë dispozite ka lidhja e perit apo hallkës për t'u ruajtur nga dëmi apo sëmundja?

 

Përktheu: Jusuf Kastrati

Marrë nga libri: "Et-Teuhid" - Instituti i Mësimit të Gjuhës Arabe - Universiteti "Imam" në Riad.



[1] Sunenut-Tirmidhij

[2] Sahihul-Buharij

[3] Hallkë: çdo gjë në formë rrethi

[4] Suretu Jusuf: 106