Ebu Talib el-Mekiu thotë: -Unë i kam mbledhur fjalët e shokëve të Muhamedit alejhi selam dhe kam ardhur në përfundimin se:
4 mëkate janë të zemrës: -Shirku-idhujtaria, këmbëngulja në mëkate, dëshpërimi nga mëshira e Allahut dhe të jesh i sigurt nga dënimi i Allahut.
4 mëkate janë të gjuhës: -Dëshmia rrejshëm, akuzimi i grave të ndershme, betimi rrejshëm dhe magjia. (Magjia nuk përkufizohet vetëm me gjuhë, por edhe gjymtyrët e trupit marrin pjesë).
3 mëkate janë të stomakut: -Pirja e alkoolit, ngrënia e kamatës dhe ngrënia e pasurisë së jetimit.
2 mëkate bëhen me organe gjenitale: -Prostitucioni dhe Pederastia.
2 mëkate bëhen me duar: -Vjedhja dhe Vrasja.
1 mëkat bëhet me këmbë: -Ikja nga fronti i luftës.
Dhe 1 mëkat e përfshin të gjithë trupin e njeriut e ai është: -Mos-respektimi i prindërve.
Përshtati: Valdet Kamberi