Pëlqehet ngrënia syfyr dhe atë deri në fund të kohës së tij, pastaj shpejtimi i iftarit dhe çelja e iftarit me hurma.
Në ramazan pëlqehet shumë edhe bujaria, bërja e punëve të mira dhe dhënia lëmoshë sa më shumë, duke pasuar kështu të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.
Pëlqehet, gjithashtu, mësimi i Kur’anit, i’tikafi në Ramazan, veçanërisht në dhjetëshen e fundit të Ramazanit dhe shtimi i përpjekjeve në këtë muaj.
Transmetohet nga Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, të ketë thënë: “Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit) shtrëngonte rripin, gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen.”
Sa i përket kuptimit të fjalës “shtrëngonte rripin” dijetarët dhanë dy mendime:
I pari: se me këtë është për qëllim braktisja e grave.
I dyti: se me këtë është për qëllim zelli dhe përpjekja e shtuar për të vepruar (për të bërë ibadet). I dërguari, këtë e bënte, duke kërkuar natën e Kadrit.
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com
Shkëputur nga libri: “Mukhtesar minhaxhi’l-kasidin” të autorit Ahmed ibën Abdurrahman ibën Kudame el-Makdesi