Diçka po mungon!

Sjellja e mirë dhe e kulturuar në jetë është nevojë, kërkesë dhe porosi e Islamit. Por shpesh herë qëndrimi i mirë dhe i njerëzishëm po mungon në raportet mes besimtarëve. Ndërsa qëndrimet e njerëzishme janë vlera të moralit.

Muhamedi sal-Allahu aljehi ve selem thotë:

“Jam dërguar për ti plotësuar vlerat e moralit.”

“Robi me sjelljen e tij të mirë, arrin shpërblimin e agjëruesit dhe falësit.”

Çka po mungon?

- Falja dhe toleranca që janë porta e fitores dhe krenarisë.

- Këshilla dhe porosia për të vërtetën.

- Butësia dhe zemërgjerësia.

- Fjala e mirë.

- Përshëndetja me selam. (Eselamu alejkum ve rahmetullah)

- Bindja në Allahun e Lartësuar.

- Vëllazërimi dhe dashuria për Allahun.

Allahu im! Bëje vlerë për ne faljen, këshillën, butësinë, fjalën e mirë, selamin... për të gjithë ne.

 

Ulvi FEJZULLAHU