
Kjo loke luan edhe nga disa orë në ditë dhe kjo punë i është bërë rutinë. Japonezja me kalimin e viteve u bë eksperte për Bomberman, ndërsa disa herë i ka kaluar 50 nivele.
Nëse gjithçka shkon si duhet ajo mund ta përfundojë lojën edhe nga dy herë radhazi. Ajo thotë se loja i ndihmon ta mbajë mendjen e mprehtë, ndërsa duke mbajtur joy-stickun në dorë i janë forcuar edhe gishtat. Gjyshja pranon se vetëm sfidat e mbajnë gjallë në këtë jetë./kuriozitete/