Amerikanët, turistët më të këqij në botë

Amerikanët kanë fituar medaljen “e artë” si turistët më të këqij në botë. Për ta përcaktuar këtë, ka qenë një sondazh i fundit, i kryer nga “LivingSocial”, sipas të cilit, ata janë një “tmerr” i vërtetë kur kthehen në turistë.

Humbin bagazhet, dokumentet, aeroplanët, mbeten pa të holla dhe kthehen në “viktima” të pushimeve.

Sipas këtij studimi, bashkëfajtor në këtë stereotip negativ për amerikanët, ndoshta është të mungesa e pushimeve për ta. Ata gëzojnë me ligj vetëm 16 ditë të tilla në vit, mesatarisht, krahasuar me 28 të tilla në Irlandë, 27 në Australi, 23 në Kanada etj.

Ndërkaq, statistikat pohojnë se mesatarisht 78 për qind e popullsisë amerikane ka vizituar të paktën një vend të huaj dhe 22 për qind, më shumë se një.
Ndërkaq, studimi i lartpërmendur ka vlerësuar se Gjermania është vendi më i keq në botë për pritjen që gjejnë atje turistët e huaj dhe nivelit që ofrojnë vendasit për përshtatshmërinë e tyre.

E dyta në këtë renditje pas saj, është Kina dhe më pas Japonia dhe Rusia. Vende ku thuhet se ndihesh keq nëse shkon si turist dhe aspak i mirëpritur.

Ndryshe përshembull nga vendet mesdhetare që e kanë mikpritjen ndaj turistëve një art të vërtetë, që e ushtrojnë me shumë elokuencë./NOA/


Revista Shembulli