Të dhënat e tij janë më të mira se të një polici. Visco është shpallur qeni më i mirë i policisë britanike, pasi ka çuar në pranga plot 142 persona gjatë vitit 2012. Visco ka arrestuar të paktën një kriminel në çdo tre ditë, për policinë e Staffordshire, duke i kaluar kështu çdo konkurrenti të tij. Qeni i zgjuar dhe i shoqërueshëm dhe mbajtësi i tij, Matt Holdin janë partnerët më të suksesshëm për vitin 2012. Dyshja është formuar në vitin 2009, pasi Visco u importua nga Gjermania dhe që prej atëherë ata kanë bashkëpunuar së bashku, duke u mbështetur në aftësitë e njërit- tjetrit për të kapur kriminelët./gazetaditore/
