Ku mbeta unë!

 

Shkruan: Zenel Latifi

 

Çdo gjë që All-llahu e krijoi, ia dha formën më të bukur dhe ia dha të drejtat e tij.

Njeriu si qenie e ngritur më lartë se krijesat tjera nuk ka kurrfarë përparësie nga një njeri tjetër. All-llahu i krijoi njerëzit të gjithë të barabartë. Por ajo që ndodhi gjatë historisë ishte si rezultat i devijimit të njerëzve nga rruga e drejtë.

Asnjë njeri nuk ka të drejtë t’ia marrë tjetrit atë që ia ka dhuruar Zoti. Të drejtat e njeriut janë ato të drejta në të cilat kanë lindur të gjithë njerëzit. A mos dëshiron t’ia marrësh dikujt një dhuratë që ia dha All-llahu!?

Të drejtat e njeriut janë universale, pavarësisht se në cilën pike të globit jetojnë.

Të flasim pak edhe për të drejtat e fëmijëve. Në vitin 1989 OKB-ja nxori Konventën mbi “Të Drejtat e Fëmijëve”, që thuhet se është e vlefshme për të gjithë fëmijët në botë. Pasi qenka kështu, atëherë del se Palestina nuk ekzistoka në sipërfaqen e Tokës! Ku mbetën ata njerëz, që i vrasin pa pike faji, pse nuk mbrohen nga kjo Konventë? Sigurisht që këtu paska një arsye! Atyre të pashpirtëve që nuk të lënë të qetë as në vendin tënd u pengon ajo që po ua prish planet afatshkurtra të kësaj bote, po u pengon Islami, fe e cila do ta dominojë botën përgjithmonë.

Po vdiska një aktor “i famshëm” përhapet lajmi dhe pa asnjë arsye dëshirojnë ta bëjnë dike fajtor për vdekjen e tij, mjekun apo ndonjë përgjegjës tjetër.

Por në Palestinë dhe në shumë vende Islame, çfarë po ndodh!? Pse askush nuk interesohet? A vetëm pse janë muslimanë? Pse po mundoheni ta zhdukni një vend që ekziston që para mijërave viteve, e doni ta vendosni një popull “shpirtligë”, Izraelin.

Duroni o Palestina ime e dashur, se do të shpërbleheni dhe do të del në shesh e vërteta.

A është trimëri të luftosh me fëmijë? Atë e bëjnë vetëm të dobëtit, sepse i fuqishmi nuk e mat forcën me fëmijë. Por edhe këtu shoh se fëmijët i mposhtin ata ushtarë izraelitë, kur shoh se si me fjalët e tyre mbështeten tek All-llahu dhe pa frikë vdesin shehidë në rrugën e All-llahut duke shqiptuar shehadetin La ilahe il-lall-llah Muhameden Resulullah.