Mustafa Tërniqi
Avokati mbrojtës i dy imamëve dhe besimtarëve të arrestuar për nxitje të terrorizmit Roland Islami, menjëherë pas vendimit të gjykatës shprehet për ORA NEWS:
“Ky vendim duhet të acarojë të gjithë republikën e Shqipërisë dhe mbarë popullin shqiptar sepse është një vendim kurndër ndërgjegjes, kundër besimit dhe kundër asaj që njerëzit ndjejnë. Procesi totalisht, nga fillimi deri në fund ka qenë një diskriminim.
Nuk ka si të dënoheshin ndryshe kur ata nuk akuzohen për veprimet që kanë bërë, por akuzohen për atë që ata besojnë, për atë që ata ndjejnë dhe për atë që ata mendojnë.
Gjykaka ka qenë duke dëgjuar dhe s’kishte kohë të mendonte dhe lexonte rreth 500 fletë konkluzione perfundimtare, madje gjykata nuk i ka lexuar fare. Kështu që vendimi u shpall jashtë orarit zyrtar. Vendimi u dha natën sepse trupi gjykues e kishte gati duke mos lexuar dhe shqyrtuar konkluzionet tona. Kjo sepse mendojmë se diktaturën nuk e kemi lënë pas. Pra jemi në një vend që nuk të lë të mendosh e të ndjesh cfarë dëshiron apo të shprehësh atë që ndjen. “
Personalisht do të shtoja: Shumë muslimanë shprehen se këto gjykime dhe vendime janë të padrejta, janë kundër muslimanëve etj. Në fakt drejtësia shqiptare akuzohet drejtpërdrejt nga vetë politikanë të huaj dhe të brendshëm, nga analistë, avokatë dhe juristë se nuk mban drejtësi, është e korruptuar, e veshur me skandale etj. Pra drejtësia shqiptare në të vërtetë nuk ka pyetur shumë se je musliman apo jo, por në varësi të interesave të ngushta, të orientimeve politike apo për hir të opionioneve në plot raste ka qenë e padrejtë ose e njëanshme. Ajo ka vazhduar punën e vet lidhur me të shkuarën e saj komuniste. Andaj dhe vendimi kundër imamëve dhe besimtarëve në këtë formë nuk është dicka e re. Sipas avokatit, nuk është i vetmi rast që vendimi shpallet natën. Një shtet pluralist, demokracia e së cilës garanton lirinë e fjalës, mendimin ndryshe dhe të drejtat e njeriut, kur konstaton se vërtetë ka gabime, shkelje ligjore, apo nxitje për terrorizëm etj, me format dhe mekanzimat e veta ka shumë mundësi, hapësira parandalimi, rehabilitimi, edukimi etj. Mirëpo kësaj radhe ky vendim përngjan më shumë me vendimet e kohës së komunizmit për agjitacion dhe propagandë, madje duke ia kaluar edhe asaj kohe, sepse dënimi i njohur për agjitacion dhe propagandë sipas nenit 55 të kodit penal parashikonte 6 muaj deri në 7 vjet burgim. Ndërsa sot kur shikojmë se pas 25 viteve demokraci ky dënim dyfishohet është vërtet absurde.