Gratë e moshuara, të cilat pësojnë së paku një sulm paniku, mund të jenë të rrezikuara nga sulmi në zemër apo ai në tru, si dhe në pesë vitet e ardhshme janë më të rrezikuara nga vdekja.
Sulmi i panikut përfshin zhvillimin e një frike të madhe, pastaj disa probleme të përcjella me disa simptoma, që shfaqen si pasojë e ankthit, siç është çrregullimi i ankthit apo fobi të ndryshme.
Mjeku Xhordan Smoler dhe kolegët nga spitali i Masaçusetsit kishin studiuar 3369 gra të shëndosha në post-menopauzë nga mosha 51 deri në moshën 83 vjeçe.
Për nevojat e hulumtimit gratë kishin mbushur një udhërrëfyes të sulmeve të panikut në gjashtë vitet e fundit, e më pas ishin përcjellë për 5 vjet rresht për t’u parë nëse kishin pësuar sulm në zemër apo në tru.
Rreth 10 për qind e grave kishin theksuar se rreth gjashtë muaj para studimit kishin pësuar sulm të fortë paniku.
Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se një apo më shumë sulme paniku ndërlidhen me rrezik katër herë më të lartë për të pësuar sulm në zemër apo infarkt, tre herë më shumë për të pësuar sulm në tru dhe dy herë më shumë rrezik për vdekje nga shkaktarë të ndryshëm.
Hulumtuesit theksojnë se sulmi i panikut ndodhet në listën e simptomave psikiatrike dhe emocionale që ndërlidhen me rrezik kardiovaskular, përfshirë depresionin, zemërimin dhe qëndrimin armiqësor.
/keshilla.net/