Gjuha shqipe është prej gjuhëve të pakta të cilat terminologjinë gjuhësore e kanë nga vet brumi i tyre. Kjo falë punës së palodhshme të rilindasve dhe mësuesve tanë të hershëm Sami Frashëri, Konstandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, L. Gurakuqi, Xanoni, Rrota, Myderizi, Domi, e të tjerë.
Pra, në zanafillën e vet terminologjia jonë gjuhësore është thjesht shqipe. Por, natyrisht me shtimin dhe zgjerimin e studimeve gjuhësore kanë depërtuar edhe terma të huaj të cilët janë kryesisht ndërkombëtarë.
Nismëtar i parë i termionologjisë gjuhësore shqipe është Konstandin Kristoforidhi, kurse Sami Frashëri është themelues i vërtetë i saj, i cili me “Shkronjëtoren” e tij na jep pothuaj një terminologji të plotë e cila vazhdohet nga një plejadë mësuesish të përmendur më lartë. Ndërsa, Aleksandër Xhuvani vërteton atë që ka dhënë Samiu në fonetikë dhe morfologji dhe vet i vë themelet e termionologjisë së sintaksës së sotme.
Më poshtë do të japim termat e dhënë nga Samiu dhe ato nga Xhuvani.
SAMI FRASHËRI
FONETIKË-MORFOLOGJI
SI ËSHTË DHËNË FORMA PËRFUNDIMTARE
Shkronjë (shkronjë)
B.sh.t: bukëtore (buzore)
Dhëmbëtore (dhëmbore)
Grykëtore (grykore)
Qielltore (qiellzore)
Termat:
Rrokje (rrokje)
Pikë (pikë)
Presje (presje)
Rrënjë (rrënjë)
Emni (emri)
Mbiemni (mbiemri)
Nyja (nyja)
Përemni (përemri)
Folja (folja)
Vetë (vetë)
Mënyrë (mënyrë)
Pësojtore (pësore)
Vetëvetore (vetvetore)
Pa veta (pavetore)
I tanishëm (i tashëm)
Mbiemrat: i përveçëm (i përveçëm)
I përgjithshëm (i përgjithshëm)
I shquar (i shquar)
I pashquar (i pashquar)
I nyejshim (i nyjshëm)
I panyejshim (i panyjshëm)
Mashkullor (mashkullor)
Femëror (femëror)
Njënjës (njëjës)
Shumës (shumës)
Përemrat: vetëtorë (vetorë)
Dëftonjës (dëftorë)
Pyetës (pyetës)
Pronor (pronor)
Rasa: dhantore (dhanore)
Kallëzonjëtore (kallëzore)
ALEKSANDËR XHUVANI
SINTAKSË
SI ËSHTË DHËNË FORMA PËRFUNDIMTARE
Termat:
Fjali (fjali)
E thjeshtë (e thjeshtë)
E zgjanueme (e zgjeruar)
Kryefjalë (kryefjalë)
Kallëzues (kallëzues)
Kall. Emnuer (kall.emror)
Kall. Foljuer (kall.foljor)
Kundrinë (kundrinë)
Cilësor (cilësor)
Ndajshtim (ndajshtim)
Plotësi (plotësi)
Plotësori (plotësori)
Samir Zullufi