Microsoft ka njoftuar 900.000.000 përdorues të Internet Explorer që të kenë kujdes sepse është gjetur një lëshim në sigurinë e shfletuesit, i cili mund te shfrytëzohet për vjedhjen e të dhënave personale.
Ky lëshim “kritik”, siç e ka quajtur Microsoft, mund t’i godas përdoruesit e cilitdo version të Windows, dhe se është i lidhur me implementimin e protokollit MHTML në Internet Explorer.
Sulmuesit potencial këtë lëshim mund ta shfrytëzojnë për aktivizimin e programeve qëllim-këqija dhe vjedhjen e të dhënave sekrete, thuhet në deklaratë. Përdoruesit e Firefox, Chrome dhe Safari nuk janë të rrezikuar nga ky lëshim, sepse nuk përmbajnë MHTML të dhëna.
Në Microsoft thonë se deri më tani nuk kanë pasur indikacione se kjo plagë e Internet Explorer është shfrytëzuar, por bëjnë thirrje që përdoruesit të marrin copëzën e sigurisë./shembulli/