Windows Live Messenger me version të ri për celular nga uebi

Më në fund Microsoft ndërtoi një version të Windows Live Messenger për celular nga uebi që kanë ekran të ndjeshëm në prekje.

Nëse keni provuar ndonjëherë të vizitoni Live.com duke përdorur shfletuesim tuaj nga celulari, ju do të vini re se shumica e shërbimeve nga Windows live(Hotmail, Skydrive, Photos etj.) kanë një version spcifik për celularë që janë të optimizuara për ekranet që janë të ndjeshëm në prekje.

Me valen e 4të të përditësimeve nga Windows Live, Microsoft filloi duke optimizuar uebfaqet për shërbimet e tyre duke ofruar një pamje të lehët për celularë me ekran të ndjeshëm në prekje (iPhone, Android…). Megjithatë, në Valen e 4të të përditësimeve Windows Live Messenger kishte lënë jashtë deri më tani në valen e 5të të Windows Live.

Marrë nga: www.teknologji.net