
Pakoja përmban programe falas të Windows, si Live Mail, Writer, Photo Gallery, Family Safety, Bing Toolbar, ndërsa programi më interesant në këtë mes është Windows Messenger i cili posedon edhe “chatin” e Facebook.
Ky është versioni i parë i Messenger i cili lejon edhe komunikimit përmes dritares së dialogut të cilën e ofron Facebook.
Përveç këtij opsioni të Facebook, Windows Мessenger lejon edhe Facebook Feed, fotot dhe videot, ndërsa lejohet edhe postimi i statuseve apo fotografive në rrjetin social, përmes Messenger.
Tani, Windows Мessenger është shndërruar në një vegël e cila luan rolin e klientit për rrjete sociale. Përveç Facebook, Messenger ka shtuar edhe sinkronizimin me MySpace./ipko/