Samsung Galaxy S3 vlerësohet smartfoni më i mirë i vitit 2012

Vazhdojnë lajmet e mira për Samsung-un, smartfoni Galxy S3 i së cilit është vlerësuar si më i miri i vitit 2012 nga Mobile World Congress në Barcelona. Ky është padyshim një nga çmimet më të rëndësishme në botën mobile.

Galaxy S3 ka lënë pas kështu iPhone 5, HTC Droid DNA, Nokia Lumia 920 dhe Samsung Galaxy Note II. Ky ishte një nga katër çmimet e dhëna për Samsung-un, ndërkohë që Apple nuk morri asnjë.

Ky është viti i dytë që Samsung ia kalon Apple përsa i përket smartfonëve: vitin e kaluar, S2 la pas iPhone 4s. Vjet Samsung u vlerësua si prodhuesi i vitit (për pajisjet), ndërsa Apple fitoi në kategorinë e tabletëve.

Tableti më i mirë i vitit u shpall Google Nexus 7, ndërsa Samsung u vlerësua për herë të dytë prodhuesi i vitit për pajisjet mobile.

Ndër çmimet e tjera interesante ishin "Best Mobile Product or Service for Automotive" të cilin e fitoi BMW Mini me partnerët Sixt dhe Vodafone.

Samsung fitoi po ashtu edhe në dy kategori të tjera: "Best Mobile Enabled Consumer Electronics Device" për kamerën e Galaxy S3 si dhe "Best Mobile Infrastructure" për rrjetet Smart LTE.

Nokia fitoi çmimin "Best Feature phone or entry level phone" me modelin Nokia Asha 305, duke lenë pas tre modele të tjera të vetë kompanisë si dhe Samsung C3312. Listën e plotë të çmimeve e gjeni në këtë link. (PCWorld Albanian)