“Facebook” po përballet me një padi për kopjimin e "like" dhe të dhënave të tjera në rrjetin e saj social.
Rrjeti më i popullarizuar social është duke u paditur nga kompania "Rembrandt Social Media", e cila merret me patentat në emër të programerit holandez, Jozef Everardus van Der Meer.
Thuhet se suksesi i “Facebook”-ut është i bazuar edhe në përdorimin e dy patentave të këtilla pa autorizimin e programerit.
"Ne mendojmë se patenta e kompanisë "Rembrant..." ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e këtij rrjeti social dhe ne presim që gjykata të vijë në të njëjtin përfundim, kur ne të paraqesin provat tona", tha avokati Tom Melshajmer.
Van Der Meer në pronësi të rrjetit social të quajtur “SurfBook”, kishte patentuar dhe mbrojtur “like” deri në vitin 1998, pesë vjet para lansimit të “Facebook”.
“SurfBook” ishte ditari social që synon për t'u dhënë përdoruesve lirinë për të ndarë informacion me miqtë dhe familjen, duke i aprovuar të dhënat me "like".
“Facebook” ka refuzuar të komentojë padinë e “SurfBook”./albinfo/