Capussela: Pezullimi i 16 OJQ-ve islame, në kundërshtim me Kushtetutën

Ekspert juridik Italian, Andreas Capussela për  vendimin e vitit të kaluar të  Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për pezullimin e veprimtarive të 16 OJQ-ve të orientimit islam thotë se është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka thënë për gazetën Koha Ditore se Ministria është dashur të kishte një vendim gjykate për marrjen e lejes, dhe duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë, nuk përmendet se ka pasur urdhër të tillë.

“Këtu  kemi dy probleme: nuk duket të ketë pasur ndonjë leje për t’u revokuar këto OJQ dhe ministri i Brendshëm nuk është gjykatë”, ka thënë Capussela