Dhjetë rregulla që duhet t'i kemi parasysh gjatë sprovave

1. Nuk je i vetmi që je sprovuar.

2. Allahu nuk përcakton diçka, veçse me urtësi.

3. Ai që e sjell dobinë dhe e pengon dëmin është Allahu, andaj mos u lidh me askënd tjetër veç Tij!

4. Ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste, ndërsa ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste!

5. Njihe realitetin e kësaj bote; ke për të qenë rehat!

6. Ki mendim të mirë për Zotin tënd!

7. Zgjedhja që bën Allahu për ty është me e mirë sesa zgjedhja që bën ti për veten tënde.

8. Sa herë që shtohet sprova, shpëtimi është afër.

9. Mos mendo se si ta gjesh shpëtimin, ngase Allahu kur të dëshirojë diçka, i përgatit shkaqet për të, në atë formë që nuk ta merr mendja!

10. Lutju Atij që i ka në dorë çelësat e shpëtimit!


Dr. Omer el-Mukbil (Allahu e ruajttë!)
Përktheu: Burim Koçinaj


Revista Shembulli

01:33:57am