Namazi është lidhja e robit me Krijuesin

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿قُلْ لِعِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا يُقِيمُوا الصَّلَاةَ﴾

"Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin..." (Kurani, 14:31)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:

“Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): (1) të dëshmuarit se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, (2) faljen e namazit, (3) dhënien e zekatit, (4) haxhillëkun dhe (5) agjërimin e Ramazanit."

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

Urtësi

Ibn Kajimi thoshte: "Namazi sjell furnizimin (rizkun), ruan shëndetin, shmang dëmin, përzë sëmundjet, forcon zemrën, shndrit fytyrën, kënaq shpirtin, flak përtacinë, gjallëron gjymtyrët, dhuron fuqi, hap zemrën, ushqen shpirtin, zbardh zemrën, ruan begatinë, largon ndëshkimin, tërheq bereqetin, të mban larg nga shejtani dhe të afron me të Gjithëmëshirshmin."

Namazi është i rëndë për t’u kryer (!)

Po të ishte namazi i vështirë, nuk do ta kryenin miliona njerëz. Përkundrazi, namazi, jo vetëm që është i lehtë, por është edhe shkak për lehtësimin e të gjitha punëve. Në të vërtetë, namazi është çelësi i suksesit.

Këshillë

Namazi është lidhja e robit me Krijuesin, andaj, nëse vërtet e do Zotin tënd, përgjigjju thirrjes së Tij; fillo ta falësh namazin e mos e lër për nesër!


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


04:25:31pm