Fale namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, që ta shohësh Zotin në jetën e amshuar

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿فَاصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ٣٩﴾

"Andaj, duroje atë që thonë ata, madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit." (Kurani, 50:39)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:

“Do ta shihni Zotin tuaj siç po e shihni Hënën: s’do të shtyheni për ta shikuar Atë. Andaj, ai që mund ta ruajë namazin para lindjes së diellit dhe atë para perëndimit, le ta bëjë!” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

Urtësi

Vehb ibn Munebihu thoshte: "Është çudi me njerëzit! Qajnë për atë që i vdes trupi (kur jep shpirt), e nuk qajnë për atë që i vdes zemra (si pasojë e mosfaljes së namazit), gjë që është më e rëndë."

Nëse falem, do të më quajnë ekstremist (!)

Ekstremist i vërtetë është ai që tregohet kokëlartë kundrejt Zotit të vet, duke mos përfillur urdhrat e Tij dhe duke penguar njerëzit nga feja e drejtë. Kështu që, nëse ndokush të quan ekstremist, duro për hir të Zotit tënd dhe mos ua vër veshin fjalëve të njerëzve, sepse ata do të pendohen për mosbindje ndaj Zotit të tyre.

Këshillë

Fale namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, që ta shohësh Zotin tënd! Të parët në fytyrën e Krijuesit është kënaqësia më e madhe që ekziston, andaj mos e humb atë!


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


Revista Shembulli

03:42:49pm