Lute Allahun që të të bëjë ty dhe familjen tënde namazlinj

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴾ رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلَاةِ وَمِنْ ذُرِّيَّتِي  رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ٤٠ ﴿

"O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!" (Kurani, 14:40)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:

“Kur njeriu ngrihet dhe zgjon familjen e tij dhe falin dy rekate, ata shënohen në listën e atyre që e kujtojnë Allahun vazhdimisht.”

[E shënojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe.]

Urtësi

Tantavi, lutjen e Ibrahimit u, në ajetin e mësipërm, e komenton në këtë mënyrë: "O Zoti im, më bëj prej robërve të Tu të cilët e kryejnë namazin në kohën e vet me çiltërsi e duke qenë të përulur dhe bëj nga pasardhësit e mi të atillë që do të më ndjekin mua."

S'kam nevojë të falem, se më mjafton që gjyshin e kam pasur haxhi (!)

Në Ditën e Gjykimit gjithsecili do të dalë para Allahut i vetëm për të dhënë llogari. Atij nuk do të mund t'i ndihmojë askush po qe se i ka shpërfillur urdhrat e Zotit. Profeti Muhamed ﷺ i thoshte bijës së vet, Fatimes: "Oj Fatime, shpëtoje veten nga Zjarri sepse unë nuk mund të të ndihmoj asgjë." Atëherë, si është puna me të tjerët?!

Këshillë

Lute Allahun që t’ju bëjë namazlinj, ty dhe familjen tënde!


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


04:17:47pm