Si mendon të të shlyhen mëkatet pa u falur?

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَأَقِمِ الصَّلَاةَ  إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ﴾

"Dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar..." (Kurani, 29:45)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, shokëve të vet u kishte thënë: "Çka mendoni, sikur para derës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë, ku ai do të lahej pesë herë në ditë, a do t’i mbetej ndonjë ndyrësi në trup?" Ata thanë: "Nuk do të mbetej as edhe një ndyrësi e vetme." Atëherë i Dërguari u tha: "Kjo u shëmbëllen pesë kohëve të namazit, me të cilat Allahu i pastron mëkatet."

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

Urtësi

Ibn Xhuzeji ka thënë: "Nëse njeriu është i përulur në namaz dhe kujton madhështinë e Atij para të Cilit është duke qëndruar, kjo bën që ai të pendohet nga punët e ndyra e të shëmtuara. Rrjedhimisht, namazi e ndalon atë nga veprat e këqija."

E si të falem, kur jam gjynahqar (!)

Nëse pendohesh dhe e fal namazin, Allahu do të t'i shlyejë të gjitha mëkatet, por, nëse vazhdon të mos falesh, gjynahet e tua do të të mbulojnë të tërin.

Këshillë

Vallë, ende mendon se një ditë do të të shlyhen mëkatet, ndërkohë vazhdon të mos falesh?!


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


Revista Shembulli

01:17:32am