Brenda një jave dy femra pranojnë Islamin në qendrën Islame shqiptaro-amerikane të Arizonës

Mirë se vini në Islam motër Crystal - Më 23 dhjetor, 2011, Xhamia Greenway e komunitetit Musliman Shqiptaro-Amerikan të Arizonës dëshmoi një tjetër konvertimit në Islam. Crystal, e cila është nga shteti i Colorados, e bindur në mendjen dhe zemrën e saj në mësimet e vërteta dhe të sakta të dashurit tonë Hz. Muhamedit (a.s.), vendosi t'i bashkëngjitet radhëve të besimtareve muslimane. Imam Didmar Faja kreu ceremoninë e pranimit në Islam para disa anëtarëve të komunitetit menjëherë pas namazit të Xhumasë. Ne shpresojmë që Allahu i Plotfuqishëm ta mbajë solide në rrugën e Tij dhe të jetë i kënaqur me të dhe me ne të gjithë.

Mirë se vjen në Islam motër Sally - "Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi" bëri jehonë Tekbiri në Greenway Masjid pas faljes së Xhumasë më 30 dhjetor 2011. Ishte Shehadeti e një motre e cila u kthye në Islam dhe ishte personi i dytë brenda një jave që pranon Islamin në xhaminë tonë, elhamdu lillah!

Në këtë ditë të bukur dhe me shkëlqim të fundit të dhjetorit, besimtaret dhe besimtarët e komunitetit tonë, dëshmuan konvertimin  në Islam të zonjës Sally Judah Hodge, e cila është nga Anglia me banim ne Arizona të Amerikës. Sally u prezantua për herë të parë me mësimet e Islamit kur ajo ishte në Angli.

Sally adoptoi emrin Islam Saliha, e cila kohët e fundit është bërë gjithnjë e më shumë e interesuar për Islamin dhe ky interesim e solli atë në pranimin e kësaj feje të bukur.

Zonja Qerime Kobeci solli Sally në xhaminë tonë, ku Imam Didmar Faja i sqaroi në detaje shtyllat e Islamit dhe ato të Imanit (besimit). Me të vërtetë Zoti i Madh bëri që zemra e saj të hapet para të vërtetës. E  emocionuar, ajo përsëriti pas Imamit, "Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi (a.s.) është adhuruesi dhe i dërguari i Tij."

Sa e mahnitshme është të shikosh fuqinë e Perëndisë që udhëzon njerëzit në  rrugën e Tij! Ne dëshirojmë për motrën Sally dhe për të gjithë besimtarët të qëndrojnë të udhëzuar në rrugën e Tij./greenwaymasjid/{jathumbnail off}


Revista Shembulli

01:51:57am