Mos lejo që imani yt të vihet në pikëpyetje

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴾ كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ٣٨ إِلَّا أَصْحَابَ الْيَمِينِ٣٩ فِي جَنَّاتٍ يَتَسَاءَلُونَ٤٠ عَنِ الْمُجْرِمِينَ٤١ مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ٤٢ قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ٤٣ ﴿

Çdo njeri është peng i veprave të veta, përveç njerëzve të krahut të djathtë; të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin për keqbërësit: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar (luginë në Xhehenem)?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz... (Kurani, 74:38-43)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:

"Ajo që na dallon ne nga ata (jobesimtarët) është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."

[E shënojnë Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hibani dhe Hakimi.]

Urtësi

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: "Nuk ka hise në Islam ai që nuk e fal namazin."

S'kam nevojë të falem, ngase më mjafton besimi në Allahun (!)

Ai që e beson Allahun me të vërtetë, u përgjigjet urdhrave të Tij. E si mund të jetë besimtar i vërtetë ai që nuk e zbaton as shtyllën kryesore të Islamit pas shehadetit (dëshmisë islame)?!

Këshillë

Dijetarët muslimanë kanë mospajtime përkitazi me atë se a mund të quhet musliman personi që nuk e fal namazin. Andaj, fale namazin dhe mos lejo që imani yt të vihet në pikëpyetje!


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


Revista Shembulli

03:37:58pm