I falimentuari mes muslimanëve

Përcillet nga Ebu Hurjera se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) njëherë i pyeti shokët e tij:

- A e dini se kush është i falimentuari?

- I falimentuari tek ne është ai që nuk ka as para e as plaçkë. – i thanë ata.

- I falimentuari i umetit tim, është ai që vjen Ditën e Kiametit me namaz, agjërim dhe zekat, por vjen dhe ndërkohë ka sharë këtë, e ka akuzuar atë, i ka marrë pasurinë këtij tjetrit, e ka derdhur gjakun atij, e ka rrahur këtë. Këtyre njerëzve do t’i jepen nga sevapet e tij, e nëse mbarojnë sevapet e tij para se të shlyejë atë që i takon, do të merren gjynahet e këtyre njerëzve dhe t’i mbarten atij, e më pas do të flaket në zjarr. (Muslimi nr. 2581)

Hoxhë Justinian Topulli


02:12:50am