Për agjëruesin (11)

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët. [Kuran 38:29]

Hadith

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha njëherë të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “O i Dërguar i Allahut, ke filluar të thinjesh”, kurse ai tha: “Më kanë thinjur suret: hud, el-uakia, el-murselat, amme jetesa’elune dhe sureja idhe’sh-shemsu kuvvirat”.[1]

Gjurmë:

Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Mos e recitoni Kuranin sikur të ishte poezi, as mos e lexoni atë sikur të ishte prozë, por ndaluni në çudirat e tij dhe lëvizni zemrat me të, e të mos jetë synimi juaj fundi i sures!”

Ide:

Bëje një hatme të veçantë, të cilën do ta quaja “hatmeja e përsiatjes”, duke mos e kaluar asnjë ajet pa mësuar diturinë dhe punën që gjendet në të! Nuk ka të keqe edhe nëse kjo hatme zgjat një vit apo disa vite.

Ndriçim:

Ibnul-Kajjimi thoshte: “Ta lexosh një ajet me përsiatje dhe duke e kuptuar është më mirë sesa ta bësh një hatme pa përsiatje dhe pa e kuptuar.”

Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com



[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu.


04:21:23pm