Jusuf
Premte, 07 Nentor 2014 10:59
Omer ibn Abdu'l-Azizi thoshte:
"Ai që e ka frikë Allahun, Allahu bën që çdo gjë t'i frikësohet atij, ndërsa ai që nuk e ka frikë Allahun, frikësohet nga çdo gjë."
Jusuf
Premte, 07 Nentor 2014 10:53
Ebu Jakub En-Nehërxhuri thoshte:
"Ai që e sheh ngopjen në ushqim, do të mbetet i uritur; ai që e sheh pasurinë e vërtetë në para dhe mall, do të mbetet i varfër; ai që synon krijesat kur është në nevojë, do të mbetet i privuar; ai që kërkon ndihmë jo nga Allahu, do të mbetet i mashtruar."
Jusuf
Premte, 07 Nentor 2014 09:22
Sufjan Eth-Theuriu thoshte:
"Nuk do të doja që babai im të më merrte në llogari (në Ditën e Gjykimit), Zoti im është më i mirë ndaj meje sesa babai im."
Jusuf
Shtune, 25 Tetor 2014 23:45
Ibrahim ibn Ed'hemi thoshte: "Shikimi i shpeshtë i së kotës e largon nga zemra njohjen e së vërtetës."
Jusuf
Shtune, 25 Tetor 2014 22:57
Abdullah ibn Mes'udi thoshte: "Ditët, muajt, vitet dhe kohët më të këqija janë ato që janë më afër Kijametit."
Jusuf
Shtune, 25 Tetor 2014 22:42
Muhamed ibn Sirini thoshte: "I devotshmi nuk merret me gabimtarët. Vërtet, njerëzit që kanë më së shumti gabime janë ata që më së shumti i përmendin gabimet e njerëzve."
Jusuf
Enjte, 09 Tetor 2014 00:04
Erdeshiri thoshte: "Ai që është i kënaqur me veten e tij ka mangësi në të menduar."
Jusuf
Merkure, 08 Tetor 2014 23:44
Një njeri i urtë thoshte: "Prej gjërave më të çuditshme është mosçuditja me çuditëri."
Jusuf
Merkure, 08 Tetor 2014 23:37
Ibën Mubareku thoshte: "Njeriu është i ditur për aq kohë sa është duke kërkuar dituri. Kur të mendojë se është bërë i ditur vetëm se është bërë i paditur."
Jusuf
Djele, 24 Gusht 2014 05:16
Sufjan Eth-Theuriu thoshte:
"Dëshira më e shëmtuar është ta kërkosh dunjanë me punë të ahiretit."
"Shuab el-iman" – El-Bejheki, 1/972.