Gripi (influenza)

Gripi është një virozë pra një sëmundje shkaktari i të cilit është një virus me emrin influenza. Zakonisht shkakton infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Kontakti i afërt me të sëmurin është rruga më e shpeshtë e transnmetimit. Prandaj dhe si parandalim për gripin këshillohet larja e duarve pasi jo vetë të folurit afër me të sëmurin por dhe dhënia e dorës është një mënyrë e ngjitjes së kësaj sëmundjeje.

Kush rrezikohet më tepër

Ata që jetojnë në vende ku grumbullohen shumë njerëz.P.sh fëmijët e çerdhes, nxënësit e fillores.

Ata që e kanë sistemin imunitar të dobët: Fëmijët, të moshuarit, të sëmurët me zemër dhe tension , diabet ,insufiçencë të veshkave dhe të mëlçisë, azmatikët dhe ata me broshit kronik etj.

Personeli i spitalit.

Shenjat

Këputje, humbj e oreksit, temperaturë, dhimbje koke, lotim të syve, bllokim hundësh, kollë etj. Nuk është e thënë që të gjitha këto shenja të shfaqen njëherësh.

Komplikacionet

Infeksioni i veshit të mesëm (otitis media), infeksion i sinuseve paranzale (sinuzit), bronshit akut etj.

Si kurohet?

Si fillim nëse nuk ka ndonjë komplikacion nuk duhen përdorur antibiotikët pasi ata nuk kanë aspak ndikim tek viruset. Baza e kurës është një rregjim shtrati dhe përdorim të vitaminës C bashkë me lëngje të bollshme. Mund të përdoren dhe ilçet që njihen si antigripal. Në to ka paracatamol , zhbllokues hundësh etj dhe hidhen në ujë të ngrohtë dhe përzihen.
Një vend të veçantë zë dhe vaksina si një mjet parandalues. Ajo bëhet gjatë vjeshtës (tetor-nëntor). Duhet bërë çdo vit.

 

Dr.Nurian Ohri
www.mjeku24.com