Rrahja e qepallave është e mirë për trurin

Rrahja e qepallave (hapja dhe mbyllja e syve ) natyrore e syve (por jo ajo në bazë nervore) ka tjera përfitime përveç atyre që janë të njohura deri tani. Hapja dhe mbyllja e syve ka për qëllim lagien e syrit e cila është e domosdoshme për mos tharjen e tij. Ky veprim pastron po ashtu syrin nga  grimcat e pluhurit etj. Por, gjithashtu duket të ketë një ndikim në funksionimin e trurit dhe në nivelin tonë të vëmendjes. Hulumtuesit japonezë janë të pasionuar me këtë veprim të syrit prandaj edhe kanë studiuar për disa vite atë. Zbulimet e tyre janë botuar në  revistën shkencore të  njohur Proceedings of National Academy of Sciences.

Truri ynë mund të sjellë në vëmendje një numër të kufizuar të ngjarjeve të njëkohëshme, tri ose katër më së shumti. Në një studim të mëparshëm, hulumtuesit e ekipit “Tamami Nakano” të Universitetit Osaka, kanë dëshmuar se duke shikuar filmin e Mister Bean njërzit rrahin qepallat më pak në momentet kur nuk ndodh diçka e rëndësishme, do të thotë në kohën kur vëmendja mund të relaksohet.

Ata e kanë përsëritur eksperimentin, duke vendosur në tru një rezonancë magnetike mjekësore për të vështruar ndryshimet e mundshme të aktivitetit të  trurit pas çdo rrahjeje të qepallave. Aktiviteti i trurit tregon se kur një tufë informacionesh arrin para syve, njeriu rrah më shpesh qepallat, një veprim i cili rrit aktivitetin e trurit dhe përqendrimin e tij. Kjo do të thotë se mbyllja e syve është një  sinjal për trurin, i cil ndërprenë për një  moment rrjedhjen e informacioneve të arritura për  t’i kontrolluar ato  më mirë dhe për  të përgatitur më mirë  reagimin./albinfo/