Edhe pse i pastrojmë dhёmbёt me brushë çdo ditё, mëngjes dhe mbrëmje dhe kujdesemi se çfarë ushqimi konsumojmë, prapë se prapë prishja e dhëmbëve duket se ёshtё pjesë e jetës sonë.
Kariesi(prishja e dhëmbëve) shkaktohet nga disa faktor ose shkaktarë :
Mos pastrimi adekuat i dhëmbëve - pas mbarimit tё çdo ushqimi njё pjesё e tij mbetet nё dhёmbё ose hapësirat nё mes dhëmbëve me çka nёqoftёse nuk pastrohen ,mjafton qё pas gjysmë ore ato tё fillojnë tё fermentohen duke krijuar tretësirë acidike dhe mjedis i përshtatshëm pёr zhvillimin e baktereve . Aciditeti i krijuar fillon ta dëmtoj pjesën e sipërme tё dhëmbit me çka mё vonё vjen deri te prishja e tij, gjegjësisht dëmtimi i smaltit. Prandaj duhet qё mbas çdo ushqimi tё pastrohen dhёmbёt qё tё parandalojmë kariesin apo tё përdoren çamçakëzë qё tё stimulojnë mё tepër pёshtym me çka bёhet edhe vetё pastrim i gojёs.
Pijet energjetike -pijet energjetike si dhe ato qё përmbajnë sasi tё lartё tё sheqerit janё shaktarё tё dëmtimit tё dhёmbёve si dhe shёndetit nё pёrgjithёsi. Pёrpos qё përmbajnë kimikate qё trupit i japin kalori energjetike nga ana tjetër ato nё mёnyrё indirekte dëmtojnë organet nё trup duke prishur hemostazën apo kushtet e mjedisit tё brendshëm.
Përdorimi i disa medikamenteve - shkakton kariesin e dhëmbëve duke sulmuar smaltin e dhёmbit si dhe sjell deri nё ndryshimin e ngjyrës sё dhёmbit. Prandaj para se tё pёrdorni medikamente tё reja sigurohuni duke lexuar për efektet anësore pa marr parasysh llojin e medikamentit.
Konsumimi i tepruar i sheqernave - çdo ushqim me sasi të caktuar ёshtё i shëndetshëm pёr trupin e ne veçanti karbohidratet. Pas çdo ushqimi ёshtё mirë qё tё konsumohen edhe ushqime qё përmbajnë sheqerna apo ёmbёlsira e asesi në kohën ndërmjet dy ushqimeve. Karbohidratet janё shkaktar kryesor i prishjes sё dhëmbëve.
Dr.stom Flamur Havziu