GJENEZA - ёshtё faktori mё kryesor qё ndikon nё prishjen e dhёmbёve na ёshtё e njohur qё nёqoftёse njё familje ёshtё e atakuar mё tepёr nga kariesi ka mundёsi qё edhe antarёt ,pasardhёs tё trashёgojn tё njejtёn shёmundje.
GJINIA - nё bazё tё tё dhёnave nga shoqata e stomatologëve ,dhёmbёt te gjinia femërore janё mё tё atakuar se tek meshkujt. Mendohet se arsyeja kryesore ёshtё nё ndryshimet hormonale.
MOSHA - prishja e dhëmbëve ёshtё mё shumё sёmundje e tё rinjёve, ajo tek më të moshuarit zvogëlohet, qё nёnkupton se tek tё moshuarit mё pak ёshtё e pranishme. Mosha prej 12-20 vjeçe konsiderohet si periudhё me mё shumё karies ku gjatё kёsaj periudhe prishen mё tepёr dhёmbё ,por dhe nё shumicёn e rasteve ndodhё edhe tё nxirret dhёmbi.
RACA - hulumtimet tregojnë proporcionalitet nё mes racave ku edhe pse raca e bardhё ka pёrqindje tё dhёmbёve me tё atakuar nga ajo e zezё, prap se prap vlerat janё gati se tё përafërta.
HORMONET DHE VITAMINET - çdo çrregullim hormonal i manifestuar nё formё tё hiperfunksionit apo hipofunksionit tё hipofizёs, tiroidёs, paratiroidё shkakton paraqitjen e kariesit me përqindje tё madhe. Hipofunksioni i paratiroidёs shkaton hipokalcemin ndёrsa hipovitaminoza e vitaminave A,D dhe C sjell gjer në prishjen e dhëmbëve.
KLIMA - varёsisht nga hapësira gjeografike edhe paraqitja e kariesit ndryshon. Nё vendet me klimё subtropikale pёrreth ekuadorit, ka mё pak karies por mё tepёr paradontopati nё krahasim me vendet me klimё kontinentale. Po ashtu nё vendet ku ndotja e ambientit ёshtё mё e madhe, jonizimet e ndryshme dhe faktorё tё tjerё janё shkaktar indirekt tё rritjes sё prevalencёs sё kariesit.
SЁMUNDJET KRONIKE - tё sёmurit qё lёngojnё nga sёmundjet kronike kanё njё prevalenc mё tё madhe tё kariesit. Tek tё sёmurit prej infractus miocardi, diabetes mellitus, ulcus duadeni si dhe medikamentet qё këto i konsumojnё pёr shёrimin e tё njejtave sёmundjeve nga ana tjetёr ndikojnё dhe kanё efekte negative poashtu edhe tek dhёmbёt.
USHQIMI - marrja e ushqimit tё pasur me proteina, lipide, hidrate tё karbonit, minerale, vitamine si dhe oligoelementet ndikojnё nё zhvillimin adekuat tё aparatit dental. Po ashtu uji i pijshёm, qumёshti qё fluorizohen nё mёnyrё indirekte bёjnё mbrojtjen e dhёmbёve prej kariesit.
Dr.stom Flamur Havziu