Zoti (ER RABB)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Emri ER RABB është përmendur në shumë ajete kuranore.

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: ‘A të kërkoj Zot pos Allahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues)” (En’am, 164).

ER RABB është edukues i të gjitha krijesave me përmirësimin e tyre dhe me dhënien e llojeve të ndryshme të begative.

Ndërsa edukim i veçantë u përket të zgjedhurve të Vet me përmirësimin e zemrave dhe shpirtrave të tyre, moralit të tyre. Ndaj, pikërisht për këtë arsye janë shpeshtuar lutjet e tyre me këtë emër fisnik, ngase ata kërkojnë nga Ai këtë edukim të veçantë.

Allahu është Ai të Cilit i takojnë të gjitha domethëniet e rububijetit dhe Ai meriton të adhurohet me to. Ato të gjitha janë cilësi të përsosura. Të gjitha falënderimet e lavdërimet janë për të. Bamirësia i takon Allahut të Lartësuar dhe askush nuk e shoqëron Atë në ndonjë nga domethëniet e rububijetit: “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.” (Shura, 11).

Asgjë nuk është si Ai, as njeri as melek, por të gjithë janë robër të Tij me të gjitha llojet e rububijetit. Të nënshtruar fisnikërisë dhe madhërisë së Tij. Ndaj, askush nuk mund të bëhet rival, shok i Tij në adhurim.

Rububijeti i Tij edukon të gjithë, melekët, të dërguarit dhe të tjerët në krijim, në furnizim, rregullim, jetëdhënie dhe vdekje.

Ndërsa ata e falënderojnë Atë për të gjitha këto me sinqeritet në adhurim. E adhurojnë Atë dhe nuk marrin pos Tij zot tjetër, ndërmjetësues tjetër. Adhurimi është e drejtë e Allahut për robërit e Tij.

 

Husein Eserraxh - Pertymoter.net


Revista Shembulli

01:58:20am