Pasuria, suksesi dhe dashuria

Ka dalë një grua nga shtëpia e sajë dhe ka parë tre pleq me mjekra të bardha dhe të gjata, ishin ulur në oborrin e shtëpisë së saj dhe asnjërin prej tyre nuk e njihte. Dhe filloi gruaja t’i pyesë, duke u thënë: Mendoj se nuk ju njoh, por dukeni se jeni të uritur! – urdhëroni, hyni (brenda) që te hani ushqim.

Ata pyetën: A është aty i zoti i shtëpisë?

Gruaja u përgjigj: Jo, ai është jashtë.

Pleqtë: Atëherë ne nuk mundemi të hyjmë.

Pastaj, në mbrëmje kur u kthye burri, gruaja i tregoni se çka kishte ndodhur.
Burri i tha: Shko dhe thuaj që të hyjnë.
Gruaja, doli dhe kërkoi nga ata që të hyjnë, pasi që burri kishte ardhur.
Ata (pleqtë) ia kthyen: Ne nuk hyjmë në shtëpi së bashku.
Gruaja (i pyeti): Pse?
Njëri prej tyre ia sqaroi duke thënë: Ky e ka emrin “Therve-Pasuria” dhe ia drejtoi gishtin tregues shokut të tij, ndërsa ky është “Nexhah-Suksesi” dhe bëri me shenjë drejt shokut tjetër, e unë jam “Mehabe-Dashuria”, dhe vazhdoi duke thënë “Tani, konsultohu me burrin tënd se kush prej nesh ka të drejtë (dëshiron) që të hyjë në shtëpinë tuaj”!

Hyri gruaja në shtëpi dhe e lajmëroi burrin për atë që i thanë ata (pleqtë).
Bashkëshortin e kaploi gëzimi dhe tha: Ah sa e mirë është kjo, pasi është kështu le të hyjë Pasuria! Le të hyjë dhe ta mbush shtëpinë tonë me pasuri!
Gruaja e kundërshtoi dhe i tha: I dashur, pse nuk e thërrasim Suksesin?

E gjithë kjo bisedë ishte në prezencën e nuses së djalit të tyre, e cila ishte në një kënd të dhomës e cila me shpejtësi e dha një propozim tjetër, tha: A s’është më mirë ta thërrasim Dashurinë? - kështu shtëpia jonë do të mbushet me dashuri!

Bashkëshorti: Atëherë le ta marrim propozimin e nuses se djalit tonë! Grua, dil dhe thirre Dashurinë, le të hyjë mysafiri ynë.
Gruaja doli dhe tha: Cili nga ju jeni Dashuria? Kërkoj të futet brenda dhe të jetë mysafiri ynë!

U ngrit Dashuria dhe filloi të ecë drejt shtëpisë. Pastaj, u ngritën edhe dy të tjerët (Pasuria dhe Suksesi)!
Gruaja u çudit! I pyeti Pasurinë e Suksesin: Unë e thirra vetëm Dashurinë, pse po hyni edhe ju së bashku me atë?
Dy pleqtë ia kthyen: Sikur ta thirreshit Pasurinë apo Suksesin, patjetër ne të dy do të mbeteshim jashtë, por pasi që thirre Dashurinë, ku shkon ajo shkojmë edhe ne së bashku me atë..


Përktheu: Valdet Kamberi


Revista Shembulli

10:53:42am