Të tjerët po tallen me të Dërguarin Muhamed!

Të gjithë jeni në dijeni për ofendimet dhe talljet që po bëhen nga një botë e “qytetëruar” e “moderne” ndaj më të dashurit tonë Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Nëse Danimarka në emër të lirisë së të shprehurit filloi hapin e publikimit të karikaturave tallëse, përqeshëse, ofenduese të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në gazetën “Jyllands Posten”. Më pas publikuan dhe ripublikuan karikaturat edhe Gjermania në gazetën “Die Welt”, Spanja në gazetat “ABC” dhe “El Periodic”, Franca në gazetën “France Soir” etj.

Sot, amerikani jahudi ia ofroi botës një film.

Kjo dëshmon për urrejtjen dhe paturpësitë e një bote të “civilizuar”, poshtërsitë e akumuluara në brendësinë e këtyre popujve. Këto akuza dhe shpifje kanë një para histori, për këtë na tregon Kurani. Muhamedi u vlerësua si i çmendur, magjistarë, rrenës.

وَقَالُواْ يَا أَيُّهَا الَّذِي نُزِّلَ عَلَيْهِ الذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌ

“Dhe ata thanë: “O ti (Muhamed), që t’u shpall përkujtimi (Kurani), me të vërtetë ti je çmendur!” [Hixhr, 6]

كَذَلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ

“Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i Dërguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!” [Dharijatë, 52]

وَعَجِبُوا أَن جَاءهُم مُّنذِرٌ مِّنْهُمْ وَقَالَ الْكَافِرُونَ هَذَا سَاحِرٌ كَذَّابٌ

“Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi Pejgamberi nga mesi i tyre, e jobesimtarët thanë: Ky është magjistar, rrenës.” [Sad,4]

Idhujtarët ishin mësuesit e parë të botës së sotme demagogjike që në emër të lirisë së të shprehurit përqeshin më të madhin e njerëzimit. Në emër të asgjësë provokojnë ndjenjat e të gjithë muslimanëve.

 

Ulvi Fejzullahu

 


Revista Shembulli

02:41:15am