Mos lejo që pasuria dhe familja të të largojnë nga namazi

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ  وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُولَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ٩﴾

“O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin. (Kurani, 63:9)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:

“Kur njeriu bie në gjumë, shejtani ia lidh në kokë tri nyja dhe i thotë: ‘Fli, ngase ke natë të gjatë përpara!’ Nëse ngrihet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë; nëse merr avdes, i zgjidhet tjetra; nëse ngrihet dhe e fal namazin, i zgjidhen të gjitha nyjat dhe bëhet aktiv e shpirtdëlirë. Në të kundërtën, bëhet shpirtlig dhe përtac.”

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

Urtësi

Ata ibn Rabahu ka thënë: “Me të përmendurit e Allahut (nënvizuar në ajetin e mësipërm) është për qëllim namazi i detyrueshëm.”

Jam i zënë, nuk kam kohë për namaz (!)

Namazi i detyrueshëm nuk të merr kohë më shumë se pesë minuta. Për t'i falur pesë kohët të nevojiten vetëm 30 minuta brenda 24 orësh. Pyete veten se sa orë i harxhon në gjëra të kota...! Vallë, nuk mundke të ndash një gjysmë ore për Krijuesin tënd?!

Këshillë

Mos lejo që familja a pasuria që ta ka dhënë Allahu të bëhen shkak që të largohesh nga namazi! Kundrejt asnjë çmimi mos e lejo veten të bëhesh i përhumbur.


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


Revista Shembulli

01:21:25am