Edhe një politikan islamofob holandez pranon Islamin

Joram van Klaveren-i është politikani i dytë i PVV-së që konvertohet në fenë islame.

Një anëtar tjetër i së djathtës ekstreme të Gert Wilders-it në Holandë njoftoi të hënën se e ka përqafuar Islamin.

Joram van Klaveren-i tregoi për një radio holandeze se ai u kthy në Islam gjatë kohës sa ishte duke shkruar një libër për Islamin. "Gjatë hulumtimeve për librin u ballafaqova me gjëra që më bënë ta shikoja fenë islame nga një kënd tjetër.”, tha ai.

Van Kleveren-i ishte deputet në parlament nga Partia për Liri (PVV) nga viti 2010 deri në vitin 2014.  Ai u largua nga partia pas një mitingu ku shefi i tij Wilders-i nxiti masën të bërtisnin se nuk duan më shumë marokenë në Holandë, duke shtyrë popullin të revoltohen kundër marokenëve. Më pas Van Kleveren-i krijoi partinë e tij “For Netherlands” (Për Holandën), por nuk arriti ta kalojë pragun në zgjedhjet e 2017-s.

Sa ishte anëtar i PVV-së, Van kleveren-i ishte shumë i ashpër kundrejt fesë islame. Ai përdorte parulla si "Islami është një gënjeshtër" dhe "Kurani është helm", raporton gazeta NRC.

Kur u pyet se a ndihet fajtor për këto thirrje, ai tha se te gjitha këto ishin gabim. Ai shtoi gjithashtu se ishte pjesë e politikës së PVV-së që çdo gjë të keqe ta lidhnin me Islamin dhe muslimanët.

Arnoud van Doorn quhet ish-anëtari tjetër i PVV-së, i cili përqafoi Islamin. Van Doorn-i e uroi në Twitter, Van Klaverenin për konvertimin e tij, duke shtuar se kurrë nuk e kishte besuar se PVV-ja do të bëhej shkaktare që ata të konvertoheshin në Islam./Shembulli/


04:03:12pm