Si ta shfrytëzojmë ditën e Arafatit?

1- Flejë herët ashtu që të mbledhësh forcën për namaz nate.

2- Ngrihu për të ngrënë syfyr.

3- Fale namaz sa të mundesh dhe duke qenë në sexhde kërko mëshirën dhe faljen e Allahut.

4- Para namazit të mëngjesit bën istigfar që të shkruhesh prej atyre që kërkojnë falje.

5- Para namazit të mëngjesit merr abdes dhe kujto se mëkatet bien ashtu siç bie pika e fundit e ujit.

6- Mos harro lutjet pas abdesit .

7- Fale namazin e sabahut me xhemat dhe qëndro në xhami për 15 minuta pas lindjes së diellit.

8- Menjëherë pas namazit fillo me tekbiret.

9- Derisa je në vendin ku je falur, thuaj: Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lallah.

10- Mos harro dhikrin e sabahut.

11- Pas lindjes së diellit për 15 min. fal dy rekate dhe të llogariten që ke bërë haxhxh dhe umre me Muhamedin alejhi selam. Andaj mos e le pa e bërë.

12- Ti mund të zgjedhësh, por nëse nuk flenë atëherë shfrytëzoje kohën gjatë gjithë ditës duke përmendur Allahun dhe duke lexuar Kuran. Por, nëse bën gjumë llogarite adhurim ndaj Allahut.

13- Ngrihu për të marrë abdes dhe fale namazin e drekës, kujtoje Allahun dhe lexo Kuran.

14- Fale namazin e ikindisë dhe bëje dhikrin e mbrëmjes.

15- Lexo Kuran deri gjysmë ore para namazit të akshamit, lutu duarngritur pa ndërprerë dhe kujto ditën kur do të qëndrosh para Allahut.

16- Mos i harro në lutje vëllezërit dhe motrat e tua që po përjetojnë luftë, kanë brenga, halle dhe derte në çdo cep të botës.

17- Kërko nga Allahu që me perëndimin e diellit të ditës së Arafatit Allahu të na falë mëkatet.

18- Kërkoni nga Allahu të iu bëjë prej atyre që bëjnë punë të mira dhe vdesin duke i vepruar ato.

19- Me fillimin e ezanit të namazit të akshamit çele iftarin dhe mos harro që agjëruesit nuk i kthehet lutja.

20- Kujdes nga vetëpëlqimi dhe mashtrimi i shejtanit gjatë këtyre adhurimeve.

 

Përktheu: Valdet Kamberi


04:29:38pm