Institucionet e Kosovës heshtin ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë

Pasditen e së shtunës një qytetar i Kosovës i nacionalitet serb ka sulmuar xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Rasti që ka ndodhur para disa orëve duket se nuk u ka bërë përshtypje krerëve të shtetit. Asnjë nga institucionet nuk ka marrë mundin të reagojë lidhur me rastin, përfshirë Presidencën, Qeverinë, Kuvendin dhe asnjë nga liderët partive politike, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, shumë nga ta nuk kanë hezituar të urojnë me statuse në Facebook festën e Pashkëve.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes ku për një kohë të shkurtër ka arrestuar serbin.

Lidhur me këtë rast deri më tani ka reaguar vetëm Lista Serbe, Partia Fjala, historianët dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.


Më të lexuarat