Randy, ushtari amerikan që pranoi Islamin (VIDEO)

Randy, një ushtar amerikan, i cili kishte shërbyer në Lindje, tregon rrugëtimin e tij drejt Islamit. Njëherë derisa ishte duke bërë rojë, drejt portës ku ruante po vinte një kamion, kurse Randy bërtiste ndalo, ndalo, por kamioni vazhdoi të ecte drejt tij.

Kamioni ndaloi dikur, por nga ai doli një njeri i cili po ecte pa ndalur drejt portës. Randy i bërtiste të ndalojë por ai i shpërfillte thirrjet e tij dhe afrohej drejt portës duke buzëqeshur.

Një ndjenjë e fortë nuk ia lejonte ushtarit të shkrepte armën drejt udhëtarit të buzëqeshur. Kur u afrua, ky e pyeti: "Pse nuk u ndale, a s'e shihje se mund të të vrisja?"

Përgjigjja e këtij njeriu bëri që Randy, pasi të kthehej në Amerikë, të pranojë Islamin.

Ai iu përgjigj: "Unë kam frikë vetëm Allahun"./Shembulli/


Më të lexuarat