Sulm ndaj myslimanëve në Francë (VIDEO)

Në Francë është ndërmarr një sulm ndaj myslimanëve.

Një ngasës i makinës në lagjen Creteil në periferi të kryeqytetit Paris drejtoi makinën e tij nga xhemati i xhamisë.

Në saje të barrierave që ndodheshin para hyrjes së xhamisë në këtë sulm nuk pati të lënduar.

Sulmuesi, i cili u arratis nga vendi i ngjarjes pasi nuk arriti ti kapërcej barrierat, është kapur dhe ndaluar në shtëpinë e tij.

Gazeta franceze “Le Parisien” pretendoi se sulmuesi dëshironte të hakmerret për sulmet e terrorit në Paris të lidhura me DAESH-in, në të cilat humbën jetën me dhjetëra persona.

Ndërkaq kanali “BFM” në një lajm të bazuar në burimet policore njoftoi se sulmuesi është një person i moshës 40-vjeçare me origjinë armene dhe që ka regjistra të krimeve ordinere.

Sipas Qendrës për Luftë Kundër Islamofobisë në Francë, sulmet ndaj myslimanëve në vend vijnë duke u rritur çdo vit e më shumë.


Më të lexuarat