Policia izraelite ndërhyn në xhematin në rrugët e Jerusalemit

Policia izraelite ka ndërhyrë në xhematin i cili falte namazin e xhumasë nëpër rrugët e Jerusaelmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ndërhyrjeve të realizuara në rrugët të cilët çojnë në Mesxhid-i Aksa dhe në pika të ndryshme të Jerusalemit, rrugët për një kohë të shkurtër u shndërruan në fusha të betejës.

Dhjetëra persona u plagosën si pasojë e ndërhyrjes së policisë izraelite me plumba gome, bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës. Të rinjtë palestinezë po mundohen t’iu kundërpërgjigjen policisë duke i djegur kontejerët e mbeturinave dhe duke gjuajtur me gurë.

Lagjet në të cilat policia izraelite ka ndërhyrë në Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtim janë Lagja Selahaddin, Vadi el-Coz, Ras el-Amud dhe dera me Luanë (Esbat) e Mesxhid-i Aksa-së dhe dyert e parlamentit.

Nga rrugët e qytetit vazhdojnë të dëgjohen zërat intensive të përleshjeve dhe të ambulancëve.

Edhe të rinjtë palestinezë po përpiqen t’iu kundërpërgjigjen ndërhyrjes së policisë me gurë. Gjysmë hëna e kuqe palestineze njoftoi se ka dhjetëra të plagosur dhe se ndërhyrjet për të plagosurit po vazhdojnë.

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i policisë izralite thuhet se në lagjen Selahaddin dhe Ras el-Amud po ndërhyet "ndaj palestinezëve të cilët po gjuajnë me gurë".

Ndërkaq po vazhdon fluturimi i helikopterëve policorë mbi Jerusalem.


Më të lexuarat