Soylu: Afër 330 mijë sirianë janë kthyer në rajonet e çliruara

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, tha se 329 mijë sirianë janë kthyer në rajonet e çliruara në saje të operacioneve ushtarake turke në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në Afrin dhe rajonin e Mburojës së Eufratit deri më sot janë kthyer 329 mijë persona në saje të qetësisë që është arritur", tha Soylu në Stamboll.

Turqia aktualisht strehon rreth katër milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë, por shumë prej tyre janë kthyer në këto rajone pas kthimit të stabilitetit dhe paqes si rezultat i operacioneve turke kundër terrorizmit që nga viti 2016.

Ministri turk po ashtu theksoi se nga 41.192 migrantë nga Afganistani që këtë vit kanë hyrë ilegalisht në Turqi, 20.558 janë kthyer mbrapa.

Që nga viti 2016, operacionet "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit" në veri të Sirisë kanë mundësuar çlirimin e rajoneve Al-Bab, Afrin dhe Azez nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DAESH-it, duke ua bërë të mundur kthimin në shtëpi sirianëve të larguar nga dhuna atje.

Siria është përfshirë nga një luftë shkatërruese civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit ushtroi dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike.

Që atëherë, qindra mijëra civilë janë vrarë ose zhvendosur gjatë konfliktit, kryesisht nga sulmet ajrore të regjimit kundër rajoneve të kontrolluara nga opozita.


Më të lexuarat