Sot ishte ditëlindja e Hasanit.
Ai ishte shumë i gëzuar. Përfundimisht i mbushi shtatë vjet.
Nëna e kishte mësuar atë se muslimanët nuk e festojnë ditëlindjen, por i tregoi se sot në mbrëmje ajo kishte një befasi për të. Hasani çuditej!Si mund të ketë befasi pa e festuar ditëlindjen!?
Gjatë tërë ditës Hasani ishte i padurueshëm dhe mezi priste që të bëhej mbrëmje.
Në ora shtatë nëna e thirri nga shkallët Hasanin: "Hasan, eja poshtë. Befasia është gati."
Hasani nuk mund t'i besonte veshëve të tij. Vrapoi poshtë dhe pa se aty ishin dajallarët, axhallarët, tezet, hallat dhe kushërinjtë e tij. Por, nuk kishte ndonjë shenjë të festimit të ditëlindjes. Hasani u ndie i zhgënjyer.
Pastaj nëna tha: "Hasan, sot je bërë djalë i madh, i ke mbushur shtatë vjet, prandaj... jemi tubuar të gjithë për të të mësuar diçka lidhur me namazin!"
Hasani tha: "NAMAZIN?!"
Nëna u përgjigj: "Po i dashuri im, Pejgamberi Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) thoshte se kur ti mbushin fëmijët shtatë vjet duhet ta mësojnë faljen.
Që nga kjo ditë duhet të mësosh të falesh, sikurse që e bëjnë këtë nëna, babai dhe të gjithë dajallarët dhe axhallarët tu. Gjithsecili që është 7 vjeçar apo më i vjetër duhet të falet."
Hasani tha: "Përse duhet të falemi, nënë?"
Nëna u përgjigj: "Epo... A nuk të ka dhënë Allahu njerëz të cilët përkujdesen për ty? Ai të dha ty nënën dhe babanë dhe të gjithë të afërmit. Të dha të hash dhe të pish. Të dha edhe shtëpi dhe trup të shëndoshë. A nuk është ashtu?"
Hasani tha: "Hmm, po nënë."
Atëherë xhaxhi Mervan tha: "Allahu të ka dhënë ty shumë gjëra që të tjerët nuk i kanë. Ti ke një shtëpi të madhe dhe të bukur dhe jeton në të i sigurt. Njerëzit, të cilët jetojnë në vendet si Palestina apo Afganistani nuk i kanë këto. Allahu t'i ka dhuruar sytë, gojën, veshët dhe trupin.
Ti e shfrytëzon atë për çdo ditë."
Tezja Safije shtoi: "Tash, a nuk beson se duhet ta falënderosh Allahun për të gjitha këto?"
Hasani: "Po, si ta falënderoj Allahun kur unë nuk e shoh Atë."
Babai tha: "Eh, tashti Hasani im i vogël, ti falesh pesë herë në ditë dhe me këtë shpreh falënderim për të gjitha këto dhurata të shumta të Allahut. Ai na jep për çdo ditë të gjitha këto."
Nëna u përgjigj: "Ka edhe një dhuratë tjetër Hasan, të cilën do të ta japë Allahu sot."
Hasani tha: "Çfarë dhurate, nënë?" Nëna u përgjigj: "Së shpejti do ta kesh një motër të vogël!"
Hasani:"Një motër të vogël.. Oooh All-llah të falënderoj shumë. A mund të më mësoni si të falem. Dua ta falënderoj Allahun." Nëna buzëqeshi dhe e shikonte Hasanin me krenari. Pastaj të gjithë e mësuan si duhet falur. Hasani u gëzua shumë dhe kjo ishte ditëlindja më e bukur në jetën e tij!!
Shkruar nga: Um Umara
marrë nga: denkmalislam.de
Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati