21 të vdekur nga sulmi në një kishë në Egjipt

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në një kishë në veri të Egjiptit të dielën, njofton Ministria egjiptiane e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi është raportuar brenda kishës së 'Shën Gjorgjit' në qytetin e Deltës së Nilit, në Tanta mëngjesin e së dielës. 

"Nga shpërthimi jetën e kanë humbur 21 persona dhe 59 të tjerë janë plagosur", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë Khaled Muxhahid.

Mbetet e paqartë nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë ose nga sulmues vetëvrasës me bombë.


Më të lexuarat